Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar marrëveshjen e firmosur sot nga kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Balla ka publikuar një video në rrjetin social facebook, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha i cili i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar video-përgjimit, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit, sepse Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit.
Ndërsa ka ironizuar marrëveshjen, Balla i uron të përputhen Berishës dhe Metës.
“Ai momenti tek Përputhen kur dy konkurrentët ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat në shesh, edhe pasi janë bashkuar, ndarë, bashkuar shumë herë😂😂😂 Urojmë të përputhen”, shkruan Balla.