-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhelozi, frikë dhe çekiçin kokës! Avokati: Shqiptari më telefonoi, unë i çova policët…

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga krimi në familjen shqiptare në Itali, ku Avni Mecja ekzekutoi gruan dhe më pas u largua menjëherë nga shtëpia. Ai çekiçin e vrasjes në plehra. Çekani ende nuk është gjetur nga hetuesit. Me vete mori telefonin e viktimës. Më u largua me makinën e viktimës duke u arratisur në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë më tej se mëngjesin e së dielës, nga aeroporti i Trevisos ai ka udhëtuar për në Tiranë, ku ende jetojnë disa të afërm. Prindërit e 27-vjeçartit, vëllai dhe motra e tij jetojnë në një qytet në provincën e Veronës. Familjarët i kërkuan që të dorëzohej. Avokati tregon të gjithë ngjarjen deri në momentin e dorëzimit.

“Të hënën në mëngjes në 8, ai më telefonoi, duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Deri në atë moment nuk dija asgjë për të. I thashë të kthehej menjëherë në Itali dhe të dorëzohej, sepse me arratisjen e tij vetëm sa do ta përkeqësonte situatën. Ai më dëgjoi dhe mori fluturimin e parë të kthimit për në Itali.

Me një avion u ul në Verona në orën 16.30. Njoftova menjëherë policinë. Nga Bolzano në aeroportin Catullo mbërritën agjentët, të cilët morën Meçjan dhe e shoqëruan në Prokurori. Rrëfimi u bë në praninë time” tha avokati Massimo Dal Ben.

Meçja shpjegoi se vrau bashkëjetuesen e tij, rumunen Alexandra Elena Mocanu duke e goditur me çekiç muratorësh, të cilin e mbante në shtëpi në një kuti veglash. Ishte një marrëdhënie dashurie shumë komplekse. E karakterizuar edhe nga xhelozia dhe frika” tha avokati, referuar debateve në çift.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit