Rreth orëve të para të ditës së sotme një banesë është përfshirë nga flakët në Kukës, ku për pasojë ka humbur jetën një 82-vjeçar.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit të Kukësit, ndërsa dyshohet se flakët janë përhapur pasi i moshuari Sh.K kishte lënë sobën e drurit ndezur gjatë natës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.