Barack Obama po përpiqet të bëjë diçka që nuk mundi gjatë dy mandateve si president: të ndihmojë demokratët të fitojnë në zgjedhjet që mbahen kur ata kanë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë.
Ish-presidenti Obama do të nisë të premten me shtetin e Xhorxhias një udhëtim në shtetet ku garat janë vemdimtare dhe më pas në Miçigan dhe Uiskonsin, pasuar nga ndalesat javën e ardhshme në Nevada dhe Pensilvani.
Itinerari, i cili përfshin tubime me kandidatët demokratë për zyrat federale dhe shtetërore, vjen ndërsa zoti Biden dhe demokratët përpiqen të pengojnë fushatën e ashpër republikane për të përmbysur shumicën e ngushtë të demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Kjo përpjekje gjithashtu ka qëllim fitoren e pozitave kyçe të guvernatorëve përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Ndërsa vlerësimet pozitive të opinionit amerikan për punën e presidentit Biden kanë rënë nën 40% dhe përballja me inflacionin, për kandidatët për senator si Raphael Warnock nga Xhorxhia dhe Catherine Cortez Masto nga Nevada, zoti Obama është një përkrahje e mirëseardhur
As presidenti Biden dhe as ish-Presidenti Donald Trump nuk mund ta thonë të njejtën gjë, vë në dukje zoti Axelrod dhe të tjerët, edhe pse të dy e kanë intensifikuar fushatën e tyre përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit.“Barack Obama është oratori më i mirë që kemi në partinë tonë dhe ai është figura politike më popullore në vend në secilën parti”, tha Bakari Sellers, demokrat nga Karolina e Jugut dhe komentator i shquar politik.
Obama u largua nga detyra në janar të vitit 2017 me një vlerësim pozitiv popullor prej 59%. Organizata “Gallup” e mati përkrahjen për të një vit më pas duke treguar se 63% e të anketuarve kishin mendim pozitiv për të, hera e fundit që organizata kreu hulumtim për ish-presidentët.