“Zhvillimi i raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut do të çojë vetëm në një bashkëpunim më të fortë të sigurisë në rajon dhe jashtë saj”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut, duke i bërë thirrje Koresë së Veriut t’i kthehet bisedimeve.
Njoftimi u bë pasi përfaqësuesi i Koresë së Jugut pati një telefonatë me homologët e tij amerikanë dhe japonezë.