-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri grek i shtrin “dorën e miqësisë” Turqisë

Kryesoret

Greqia është gati t’i shtrijë dorën e miqësisë fqinjes dhe rivales së saj në rajon, Turqisë, tha kryeministri grek të enjten, edhe pse akuzoi presidentin turk se po nxit ndjenjat anti-greke në vendin e tij.

Tensionet janë përshkallëzuar mes dy aleatëve të NATO-s, që ndahen për një seri çështjesh dhe që kanë qenë në prag të luftës tre herë në 50 vitet e fundit.

“Dëshiroj që edhe pse me vonesë, fqinjët tanë të zgjedhin rrugën e uljes së tensioneve, ligjit, bashkëjetesës në paqe, pa shpërthime retorikash dhe me veprime konstruktive”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Athinë.

“Nga ana ime, ata do të kenë gatishmërinë për të shtrirë doren e miqësisë. Nuk kemi më kohë për arsye të panevojshme që nxisin tension”, tha zoti Mitsotakis, duke shtuar se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen ne mënyrë paqësore. “Kjo është ajo që do populli ynë, që duan njerëzit në Greqi, që duan njerëzit në Turqi, kjo është ajo që do e gjithë Europa”.

Mosmarrëveshjet midis Greqisë dhe Turqisë përfshijnë kufijtë detarë në Egje dhe Mesdheun lindor që prekin të drejtat e kërkimit për naftë e gaz. Turqia ka sulmuar gjithashtu Greqinë për prezencë ushtarake në ishujt lindorë grekë, që sipas saj, është në shkelje të traktateve ndërkombëtare.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit