Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-shefit të policisë në Elbasan, Leonard Palushit.
Palushi është vënë në pranga në maj të këtij viti pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, se ndihmoi një grup kriminal, duke prishur provat e krimit në ekzekutimin e Emiliano Ramazanit. Dumani tha se Plaushi ishte personi që futi armën me të cilën u vra Ramazani në një servis të familjes Manahasa.
Kujtojmë se Leonard Palushi, është shkarkuar nga detyra në vitin 2017, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe, Haki Çako, nën dyshimet se ka neglizhuar luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonën e Kurbinit.