-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka reagon pas dënimit me 3-vite burg i Fran Frrokajt: Shtim presioni në vigjilje të zgjedhjeve!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me 3 vite burg, për akuzën e tjetërsimit të pronave.

Noka e cilëson dënimin e ish-kryebashkiakut të Partisë Demokratike si pjesë të fushatës së kryeministrit Rama për të trembur dhe penguar faktorët opozitarë në prag të zgjedhjeve lokale.

Gjithashtu, Noka i bën apel drejtësisë dhe SPAK-ut që të shqyrtojë abuzimin e kryebashkiakëve socialistë.

‘Dënimi i Fran Frrokajt sot nga gjykata, është i dëshiruar nga qeveria dhe levat e Edi Ramës, që e kanë shtuar presionin ndaj bashkiakëve demokratë në vigjilje të fushatës për zgjedhjet vendore. Rama synon të trembë e të pengojë faktorët opozitarë, një mënyrë byzantine e njohur tanimë, e përdorur nga ai prej kohësh. Ndërkaq, nuk ka se si të mos vihet re që:

-Kryebashkiakë socialistë që kanë sjellë falimentimin e njësive të tyre vendore

– Janë përfshirë në aferën më të madhe korruptive në vend, të inceneratorëve.

– Nuk preken nga drejtësia, madje janë në krye të përpjekjes së Rilindjes për të mbajtur sërish pushtetin me cdo kusht e me çdo mjet.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, e në veçanti SPAK-ut, të shohë e të shqyrtojë abuzimin dhe korrupsionin madhor të shumë prej të besuarve të Ramës nëpër bashkitë e vendit! Mbrojtja kryeministrore që u ofrohet atyre, nuk mund të sjellë pandëshkueshmëri. Ligji duhet të funksionojë pa ndikim e pa selektim, ndërsa drejtësinë e vërtetë do ta bëjnë qytetarët me votën e tyre më 14 Maj.’, shkruan Noka në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit