-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje, vrasje e përdhunime, Irani merr masat e para pas dhunës në protesta

Kryesoret

Irani është prej gati dy muajsh nën pushtetin e protestave të vazhdueshme të cilat nisën pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila humbi jetën në një nga komisariatet e vendit.

Karakteristikë e këtyre protestave ka qenë dhuna policore, nga e cila kanë humbur jetën disa protestues, por nuk kanë munguar edhe pretendimet për përdhunim nga autoritetet policore.

Një vajzë adoleshente pretendon se është abuzuar seksualisht nga një polic gjatë përleshjeve në qytetin e Zahedanit më 30 shtator.

Në lidhje me ngjarjet në këtë qytet, ka ardhur edhe reagimi i parë nga autoritetet iraniane, me shkarkimin e dy zyrtarëve të policisë nën akuzat për shpërdorim detyre.

 

 

Për sa i përket viktimave të protestës së 30 shtatorit nuk ka një shifër zyrtare , por organizatave të të drejtave të njeriut pretendojnë se kane humbur jetën mbi 80 persona Shkarkimi i dy punonjësve të policisë është një ngjarje e rralle ne autoritet iraniane.

Organizata e të Drejtave të Njeriut në Iran, me qendër në Norvegji, thonë se të paktën 234 protestues, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë nga forcat e sigurisë në goditjet rreth Iranit deri më tani. Udhëheqësit e Iranit i kanë portretizuar ngjarjet si “trazira” të nxitura nga të huajt.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit