-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OBSH ngre alarmin, tuberkulozi po rikthehet mbarë botën

Kryesoret

Pas vitesh në harresë, tuberkulozi është sërish në rritje për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve të saj, të cilat kanë reduktuar testimin dhe aksesin në kujdes, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë , duke përmendur 1.6 milionë vdekje në mbarë botën në vitin 2021 .

Sipas raportit vjetor të OBSH-së, 10.6 milionë njerëz u sëmurën në vitin 2021 nga tuberkulozi, një sëmundje e shkaktuar nga një bakter që sulmon kryesisht mushkëritë, një rritje prej 4.5% në një vit.
Gjithashtu, shkalla e incidencës së sëmundjes (rastet e reja për 100,000 banorë në vit) u rrit me 3.6% midis 2020 dhe 2021, pasi ra me gati 2% në vit gjatë dy dekadave të fundit.

Rajonalisht, shkalla e incidencës së TB-së u rrit midis 2020 dhe 2021 kudo në botë, përveç në Afrikë ku ndërprerjet e shërbimit shëndetësor të lidhura me pandeminë Covid-19 kishin pak ndikim në numrin e njerëzve të diagnostikuar me sëmundje.

Në nivel global, numri i përllogaritur vjetor i vdekjeve nga tuberkulozi ra midis 2005 dhe 2019, por vlerësimet për 2020 dhe 2021 sugjerojnë se kjo prirje është përmbysur.
OKB-ja vlerëson numrin e vdekjeve vitin e kaluar në 1.6 milionë, një kthim në nivelet e vitit 2017 . Kjo paraqet një rritje prej më shumë se 14% krahasuar me vitin 2019, kur kjo sëmundje infektive kishte vrarë 1.4 milionë njerëz (1.5 milionë në vitin 2020).
Shumica e rritjes së vlerësuar të vdekjeve vitin e kaluar u regjistrua në katër vende: Indi, Indonezi, Mianmar dhe Filipine .

Incidenca e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve u rrit gjithashtu – me 3% midis 2020 dhe 2021 – me 450,000 raste të reja të TB rezistente ndaj rifampicinës në 2021.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit