Një ditë pasi hakerat e sponsorizuar nga Irani nxorën 137 udhëtimit me charter të kryeministrit Edi Rama, PD është vendosur në lëvizje.
Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor.
Dy janë pikat e hetimit parlamentar që kërkon opozita; fluturimet me charter të Edi Ramës dhe kompaninë “Air Albania”, që sipas Berishës është off shore.
Rivali politik për postin e kryeministrit, i kërkoi Edi Ramës largimin nga detyra përpara protestës së 12 nëntorit që ka njoftuar opozita.
Por cili është skenari i tubimit? Sali Berisha hoqi përgjegjësinë nga vetja edhe pse po i thërret njerëzit, duke thënë se do ta vendosë vetë populli.
“Populli ka shumë mënyrë, cilën do të zgjedhë populli është e drejta e tij. Në protestë, ti e thërret, protesta të udhëheq. Kështu që do të ndjekim protestën” tha Berisha.
VIDEO-Berisha: I nxori Veliaj? Rama 22 mln euro për charter, ik para protestës