-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presion për targat! Ambasadorët i shkojnë Kurtit në zyrë për ta bindur

Kryesoret

Një orë para se Kryeministri Albin Kurti të niste mbledhjen e qeverisë, ambasadorët e QUINT-it shkuan dhe e takuan.

Kurti u shpreh se për targat dhe për ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në raportet me Serbinë do flasë nga selia e qeverisë.

Nuk dihet nëse në takimin e fundit, diplomatët perëndimorë arritën ta bindin Kryeministrin Kurti që të shtyjë afatin për konvertimin e targave të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

Një javë më parë, ambasadorët e QUINT-it i çuan Kurtit kërkesën për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat.

Deri tani, Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do ta shtyjë afatin dhe prej 1 nëntorit do të nis zbatimi i vendimit për moslejimin e qarkullimit të automjetëve me targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit