Disa të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmë zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë që është e njohur për rezidencat e disa politikanëve dhe biznesmenëve. Olsi Bllaci pas një konflikti plagosi me armë zjarri komshiun e tij, Jonian Shehu.
“Mos bëj zhurmë”! VIDEO-Vrap dhe plumba, momenti i plagosjes në Tiranë
Por si ndodhi konflikti që çoi në përdorimin e armës?
Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.
Bashkëshortja e të plagosurit ka trokitur në derën e fqinjit dhe është përfshirë në debat me Shehun.
Por problemi nuk u zgjidh. Gruaja u ankua se fqinji jo vetëm që nuk e mori në konsideratë shqetësimin, por e ofendoi.
Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar dhe autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun.
Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është në kërkim.