-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin në Kinë, Erdogan drejt Uashingtonit?

Kryesoret

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se synon ta vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm. Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë.

Ai nuk tregoi se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina.

E paralajmëruar për të ndodhur në datën 9 Maj, një vizitë e mundshme e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Uashington për t’u takuar me homologun e tij amerikane, Joe Biden, është veshur me mister.

Fillimisht gjithçka tregonte se takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte caktuar për në datën 9 maj, ndërsa raportimet e mediave e lanë ta hapur mundësinë se mes konflikteve në Lindjen e Mesme dhe zërit të ngritur të Erdogan ndaj Izraelit, takimi edhe mund të mos realizohej.

Sot, dy javë para datës 9 maj, të cilën Bloomberg e ka përcaktuar si datën kur do të takohen, përfaqësuesi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby në një deklaratë për mediat ka raportuar se nuk ka asnjë vizitë të planifikuar të presidentit turk Erdogan në Uashington.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit