Kryefjalë e cdo bisedë me qytetarët, por jo vetëm në dy javët e fundit të Edi Ramës kanë qenë mediat dhe lajmet e rreme, që sipas tij po prodhojnë dhe përhapin kundër qeverisë.
Sot, kryeministri ka bërë hapin e dytë. Ai i është drejtuar duke akuzuar prokurorinë e Tiranës se po fle mbi dosjet me provat e evazionit që ka çuar për disa prej mediave.
Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja!
— Edi Rama (@ediramaal) October 28, 2022
“Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore!
Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja” shkruan Rama.