Dy persona vdiqën sot në Vlorë dhe Ksamil, pasi ranë nga pema duke mbledhur ullinj.
Viktimat janë një 65-vjeçar nga fshati Bestrovë në Vlorë me inicialet L.V.
Rasti i dytë është një 62-vjeçar në Ksamil që ndërroi jetë gjithashtu duke mbledhur ullinj. Ai është Gëzim Redhi, pedagog.
Gjithashtu në lagjen “Pavarësia”, Vlorë duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
FOTO/ Ky është pedagogu që vdiq në Ksamil duke mbledhur ullinj