-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefoni personal i Liz Truss u hakerua nga spiunët e Putinit

Kryesoret

Telefoni personal i ish-kryeministres britanike, Liz Truss, u hakerua nga agjentë të dyshuar se punonin për presidentin rus, Vladimir Putin.

Kështu shkruan tabloidi britanik “The Mail on Sunday”.

Sipas tij, ata fituan qasje në detajet top-sekrete të negociatave me aleatët kryesorë ndërkombëtarë – si dhe mesazhet private që ajo shkëmbeu me mikun e saj të ngushtë, Kwasi Kwarteng.

Hakimi ndodhi gjatë fushatës verore të lidershipit konservator, kur Truss ishte Sekretare e Jashtme, por detajet asokohe u hodhën poshtë nga kryeministri i atëhershëm, Boris Johnson dhe sekretari i kabinetit, Simon Case.

“Një burim tha se telefoni ishte aq shumë i komprometuar sa që tani është vendosur në një kasafortë të kyçur brenda një lokacioni të sigurt qeveritar”, shkruhet në artikull.

Kuptohet se mesazhet që ranë në duar të huaja përfshinin kritika ndaj Johnson të bëra nga Truss dhe Kwarteng.

Ata gjithashtu besohet se përfshijnë diskutime shumë të ndjeshme me ministra të Jashtëm rreth luftës në Ukrainë, duke përfshirë diskutime të hollësishme rreth dërgesave të armëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit