-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për grekët Shqipëria po kthehet në një destinacion tërheqës turistik

Kryesoret

Një destinacion jo fort i njohur për turistin mesatar grek, por jo për pjesën tjetër të botës që e ka vizituar tashmë.

Kështu shkruan e përditshmja e njohur greke “Kathimerini” në një artikull kushtuar rritjes së vëmendjes greke ndaj turizmit në Shqipëri.

“Në shtetin fqinj ke brigjet me ujërat e pastra, arratisjet malore aty pranë, hotelet mbresëlënëse, njerëzit mikpritës, dhe më e rëndësishmja, nga një paketë e përballueshme”.

Në artikull theksohet se kjo, mund të shihet nga rritja mbresëlënëse e ardhjeve në krahasim me vitin e kaluar.

Eutychis Sargetakis, i cili së bashku me gruan e tij kaluan për në Shqipëri me motorin e tyre në fillim të gushtit ndau përvojën në një vlog në Youtube.

“Kjo është një zonë turistike në zhvillim. Nëse njerëzit e marrin vesh, nuk do të shkojnë në vendet tona”, thotë Sarfetakis.

Ai shprehet se po kërkonte pushime në destinacionet e njohura të Jonit, por nuk gjeti dhomë për më pak se 100 euro nata.

Më në fund vendosi të bënte pushime në Shqipëri, ku pa rezervuar gjeti një dhomë në Sarandë: në një hotel me katër yje me mëngjes, për vetëm 42 euro dhe një suitë në Tiranë 32 euro.

Sipas tij, më lirë ishte edhe benzina, rreth 1.60 euro për litër, kur në verë në Greqi ishte mbi 2 euro.

Përtej bukurive të Shqipërisë, Sargetakis veçoi gjendjen e shkëlqyer të rrjetit rrugor dhe në përgjithësi projektet infrastrukturore që janë realizuar, mikpritjen e pabesueshme të shqiptarëve dhe kuzhinën cilësore.

“Është një destinacion autentik, më i relaksues se Greqia”, vëren ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit