Ky në foto është Spartak Dyrmishi, 45-vjeçari shqiptar që akuzohet nga autoritet greke për një përdhunim dhe një tentativë përdhunimi në në Paleo Faliro në Athinë.
Autori është arratisur në Shqipëri, ndërsa sipas mediave greke thuhet se Dyrmishi fshihet në Vlorë, vendlindjen e tij.
Policia ka në dorë ADN-në e të kërkuarit, e cila u gjet në makinën e një 24-vjeçareje që tentoi të përdhunonte dhe në rrobat e gruas së dytë (38-vjeçares) që sulmoi dhe dhunoi seksualisht në një stacion autobusi, vetëm tre orë më vonë.