Kanë kaluar 9 vite nga vdekja e politikanit të ndjerë, Sokol Olldashi. Nëna e tij Kozeta Mamaqi, ka shkruar një mesazh të ndjerë në Facebook.
Ajo në rreshta shprehet se aksidentin tragjikë që i mori jetën, Olldashi e kishte parandjerë.
“Shpirti im, gjithçka e parandjeve, sepse e njihje jeten gjer ne kapilare. E njohe te miren dhe te keqen qe kur ishe filiz dhe ndjeve e provove aq shume dhimbje … Ike per te me lene mua me shpirt te vrare e mall pafund per ty, i miri im…Sa mall shpirt…Ike per te mos u kthyer, ndersa une pres, pres, pres…Te dua shume…!” shkruan nëna e Olldashit.
Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident tragjik në 20 nëntor të 2013.