-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballë Këlliçit, Bogdani: Tirana ka nevojë për shpresë, fokusi im është infrastruktura

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për procesin e primareve për bashkinë e Tiranës përballë Belind Këlliçit.

Bogdani në prezantimin e tij fokusin kryesor e ka pasur te problematikat e infrastrukturës së qyteti dhe në mungesën e vëmendjes për zonat rurale. Ai është shprehur se Tirana ndërtohet sikur të ishte viti 2050, por infrastruktura ka mbetur ajo e vjetra ende në vitin 1950.

“Ambjenti i ndotur dhe kazanët e mbushur plot me plehra, ndërkohë që Bashkia çon dëm dhe paguan në mënyrë korruptive miliona euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe inceneratorëve!
Mungesa e furnizimit dhe cilësia e ujit të pijshëm, ku premtimi për 24 orë ujë në ditë, ka kohë që është bërë refren elektoral sa herë që ka zgjedhje!
Biznese e banorë që nuk kanë asnjë shërbim, por paguajnë taksa çdo herë e më të larta!
Mungesa e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë, arroganca ndaj nënave dhe baballarëve që mundohen të sigurojnë jetesën si shitës ambulantë dhe sulmi ndaj kujtdo që mundohet të nxjerrë bukën e gojës me ndershmëri në këtë qytet;
Një transport publik që nuk garanton kushtet më minimale, jo thjeshtë të cilësisë, por as të sigurisë;
Mungesa e vendparkimeve, kostot e papërballueshme në krahasim me rrogat dhe gjobat e pafundme abuzive me të cilat banorët zgjohen çdo mëngjes mbi xhamat e makinave të tyre!
Një qytet që përmbytet me 12 minuta rrebesh vere, sepse paratë janë hedhur, por kanalizime nuk ka,” këto kanë qenë disa nga pikat që ai ka prekur gjatë fjalës së tij. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit