-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet marrëveshja e grurit, SHBA kritika ndaj Rusisë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezullimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lehtësuar eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, duke thënë se Moska po e përdorë krizën ushqimore si armë në luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Moskës më 30 tetor që “të rifillojë pjesëmarrjen e saj në iniciativë”, duke shtuar se që nga fundi i korrikut marrëveshja kishte mundësuar eksportin e më shumë se nëntë milionëve tonë drithëra, gjë që ka bërë të “ulen çmimet në mbarë botën dhe ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Rusia njoftoi sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 29 tetor se ka pezulluar marrëveshjen, me arsyetimin se nuk mund të “garantonte sigurinë e anijeve civile” që udhëtonin sipas paktit.

Moska përmendi gjithashtu “sulmet terroriste” kundër flotës së saj të Detit të Zi pranë rajonit të okupuar ukrainas të Krimesë, si një arsye për pezullimin e programit ushqimor.

Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Rusia të përjashtohet nga Grupi i 20 ekonomive kryesore globale (G20).

Edhe Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që e marrëveshja për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, të vazhdohet./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit