-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, mbi 100 mijë shqiptarë në Preshevë

Kryesoret

Procesi i regjistrimit të popullatës dhe amvisërive i filluar me 1 tetor në Serbi, e që është paraparë të zgjas deri më 31 tetor, në Luginë të Preshevës po thuaj ka përfunduar në të gjithë vendbanimet shqiptare.

Procesi sipas përfaqësuesve të Komisionit Komunal për Regjistrim, është zhvilluar pa ndonjë problem, ndërsa rezultatet preliminare i përgënjeshtrojnë autoritet shtetërore të cilat shqiptarët i konsideronin vetëm 5200 banorë, në bazë të regjistrimit të 2011–tës.

“Rezultatet preliminare janë se në komunën e Preshevës me të gjitha 35 vendbanime jetojnë 58850 qytetarë rezident dhe jorezident në 11573 amvisëri. Sipas informatave që i kam Bujanoc ka diku mbi 54000 qytetarë, ndërsa Medvegja mbi 8300 qytetarë”, deklaroi për RTK-në Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit Komunal për Regjistrim.

Qytetarët në Preshevë, iu kanë përgjigjur pozitivisht regjistrimit ndërsa shprehen të kënaqur që janë regjistruar të gjithë edhe ata që jetojnë këtu e edhe familjarët e tyre që jetojnë ën diasporë./ Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit