24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha propozon ligjin: Pas pushtetit Veliaj me shokë të mos ia mbathi

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar ka sjellë projektligjin që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur.

Sipas tij, ky ligj është i nevojshëm pasi vendi jonë është paraqitur më i korruptuar dhe se Vietnami, i cili është vend një vend diktatorial dhe në këtë mënyrë zyrtarët e korruptuar të mos shpëtojnë nga dënimi.

“Kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit.

Mungesa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Rramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbathin dhe kthehen pasi kalon afati,” është shprehur Berisha.

Ligji i propozuar nga PD: 

Neni i parë

Nuk i nënshtrohen parashkimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevednes kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit