-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Plumba pas dasmës! Ky është lezhjani që u ekzekutua në Tiranë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmjen e djeshme te Kodra e Diellit në Tiranë. Zona e njohur për rezidencat e politikanëve dhe biznesmenëve u trondit nga plumbat pak pas mesnate.

Ndjekje, pritë dhe plumba, si ndodhi vrasja në Tiranë? Flet gruaja dhe fqinjët

Viktimë e atentatit mbeti Briken Sanaj, i njohur edhe me emrin Anton Gjini. Ai ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti.

Viktima Briken Sanaj rezulton pa precedent të mëparshëm penal, por vëllai i tij ka bërë një plagosje pak vite më parë në Ishull Lezhë.

Kemi të bëjmë me hakmarrje? Ende nuk ka një pistë konkrete, por kjo nuk përjashtohet.

Skema si u vra

39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë bashkëshorten në garazh me makinë.

Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur me makinë duke thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të Sanajt që ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sanaj sapo u kthye nga një dasmë, martesa e shokut të ngushtë, që u kthye në tragjedi. Autorët e kanë ndjekur mirë dhe sapo është futur në garazh i shkuan pas duke e qëlluar disa herë.

U kthye nga Italia pas dy vitesh, Sanaj masakrohet me plumba në fytyrë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit