Mes shumicës dhe opozitës nuk ka asnjë marrëveshje për shtimin e numrit të bashkive.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se nga biseda me Enkelejd Alibeajn nuk dolën me një pakt, pasi PD kërkon që numri të rritet mbi 61 që është tani dhe të shkojë në 94, pra 33 më shumë.
“Zoti Enkelejd Alibeaj ishte i prerë. Kërkesa ime, propozimi im për grupin e PD-së për kryetarin Alibeaj është që të vazhdojmë që të diskutojmë. Nuk duhet të jetë numri i bashkive, kushti, por sa mirë i shërbejmë cdo qytetari.
Procesi duhet të vijojë. Dialogu konstruktiv, edhe pse nuk arritëm që të gjenim një qasje të përbashkët përsa i përket numrit, duhet të prevalojë cilësia e shërbimeve ndaj qytetarit” tha ai.
Deputeti socialist njoftoi gjithashtu se çmimi i energjisë për fashën mbi 800 kilovat nuk do të aplikohet as një nëntor.
“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë.
Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, tha Balla.