Një 19-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Prishtinë, pasi dyshohet se është përfshirë në 15 vjedhje.
Sipas njoftimit të policisë i dyshuari është i riu i identifikuar me inicialet G.B.
Gjithashtu raportohet se vjedhjet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, dhe janë grabitur pasje elektrike, gjenerator, vegla pune etj.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.