Nga selia blu Berisha siguroi Ramës se me protestën e 12 nëntorit nuk do të merret pushteti me dhunë.
Berisha gjithashtu tha se nëse Rama nuk shporrej nga pushteti do të largoheshin të gjithë shqiptarët.
“Si një njeri cinik që urren shqiptarët. Një gjë është e sigurt se nga e gjeneron këtë urrejtjeje për shqiptarët, hajde merre vesh.
Një gjë është e sigurt se është një vasal i pështyrë, i Aleksandër Vuçiç. falimentoi njëri pas tjetrit sektorët. 1 mijë e 400 tonë qumësht pëlhura erdhi këtu dhe shqiptarët s’kanë ku shesin qumështin. Në një kohë kur kanë florën më të larmishme, për rrjedhojë prodhimin më të mirë.
Ky po krijon katastrofën. Ose ta rrezojmë këtë njeri që t’i tregojmë vendin, ose të ikim të gjithë dhe t’i lëmë vendin. Një gazetar i huaj thoshte; shqiptarët po e boshatisin vendin, do ngelen vetëm trafikantët dhe kriminelët. Jo nuk e braktisim ne vendin, do përzëmë Ramën. Nuk shkojmë më tutje. S’marrim pushtet me dhunë ne.
Ka nisur që tani, makineri shtetërore. Po e bërë do e paguash. Do e paguash shumë shtrenjtë. Këtë betejë po e bëjmë për votën, si idealist që shqiptarët të votojnë të lirë. Ky nuk do, thotë; vota jam unë”, tha ai.