-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pallat, hotel dhe bar! Kush është bosi i Durrësit që shteti i mori 1 mln euro?

Kryesoret

Prokuroria Durrës ka konfiskuar sot pasuri me vlerë një milion euro në pronësi të biznesmenit Pëllumb Tuda. Bëhet fjalë për një pallat, hotel dhe bar në Plazh Durrës, me vlerë 1,000,000 Euro.

Prokuroria deklaron se nga hetimet ka rezultuar e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme për arsye se janë vendosur me veprimtari kriminale.

“Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Tuda është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Së dyti: Shtetasi Pëllumb Tuda zotëron drejtpërdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Ai përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a.

Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar” deklaron prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit