Policia arrestoi mbrëmë në Vlorë 45-vjeçarin Spartak Dyrmishi. Ai kërkohej nga Greqia për përdhunim. Mëngjesin e sotëm u dorëzua te autoritetet greke.
Vlonjati u kap në një kompleks banimi në qytetin bregdetar pas arratisjes nga vendi fqinj.
Pallati u rrethua mbrëmjen e djeshme. Dera është hapur me ndihmën e zjarrfikëses. Në këtë pallat ai jetonte prej datës 27 tetor teksa e kishte marrë me qira.
Ai nuk dilte nga pallati, por edhe në momentin që zbriste e mbulonte fytyrën. Banorët e pallatit e kanë evidentuar këtë fakt duke njohur policinë.
E kërkonte e gjithë Greqia! Vlonjati kapet në atdhe dhe dorëzohet në Kakavijë