-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kovaçi: Nesër nis greva simbolike me 10 pedagogë

Kryesoret

Protesta e pedagogëve ka vijuar dhe ditën e sotme. Kreu i Sindikatës së Pedagogeve, Sandër Kovaçi në një deklaratë për mediat theksoi se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ai paralajmëroi se e nesërmja do jetë afati i fundit përpara se të futen në grevë urie, e cila sipas tij do të jetë simbolike, duke hyrë në grevë urie vetëm 10 pedagogë.

“Këshilli i ministrave vendosi që të vendos një rritje prej 7%. Ne kemi njohur vetëm 7% deri më tani. Jo të gjithë universitetet kanë mundësi për rritjet 8%. Jemi në pritje të një përgjigje nga qeveria. Nesër do të jetë pritja e fundit. Greva është simbolike, do jetë vetëm me 10 pedagogë. Nuk kemi sinjale nga Ministria e Arsimit. Nuk kemi marrë akoma rezultate konkrete”, tha Kovaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit