Ditën e sotme një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri e thika në sheshin “Pranvera” në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin 20-vjeçar të identifikuar me inicialet A. M.
Ngjarja mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa i riu ka marrë plagë në shpatull.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.