-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia bëhet sërish ndërmjetëse mes Putinit dhe Zelenskyt për grurin

Kryesoret

Duhet të ndërmerren hapa konkretë në lidhje me eksportin e drithërave dhe plehrave, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, duke shtuar se problemet duhet të kapërcehen për të vazhduar dërgesat e grurit sipas marrëveshjes së eksportit të Detit të Zi.

Çavuşoğlu tha se presidenti turk Tajip Erdogan do të flasë në ditët në vijim me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.

“Presidenti ynë do të bisedojë me Putinin dhe Zelenskyn në ditët në vijim ”, u tha gazetarëve ministri. “Ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë”shtoi ai, duke siguruar se marrëveshja e grurit “u sjell dobi të gjithëve” .

Rusia njoftoi të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, e cila ka lejuar rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas dhe është ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit