Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të martë.
Ata të dy punonin në një Tabakino, së bashku me produktet e tjera ata shisnin dhe kokainë.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin “Tabacchino” që administronin dy vëllezërit, në rrugën “Kasem Shima”, dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike),” ka njoftuar policia.