Ka filluar nga sot zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës të Kosovës për targat ilegale, sipas të cilit serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor.
Gjatë magjistrales Mitrovicë – Leposaviq – Jarinje, janë vërejtur automjete me pjesëtarë të KFOR-it në disa lokacione, ndërsa krejt pranë kufirit të Jarinjes po qëndrojnë pjesëtarë të EULEX-it.
Qytetarët serbë të cilët në automjetet e tyre bartin targa nga e kaluara me akronimet KM dhe të qyteteve tjera të Kosovës, gjatë qarkullimit të tyre nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas përmes kufirit të Jarinjes, janë pajisur me dokumente qortimi nga Policia e Kosovës.
Shumica prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, teksa prapa saj kanë thënë se nuk do t’i regjistrojnë automjetet me targa RKS, por pranuan se kanë marr qortimin për targat ilegale.
Ata theksuan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet të gjejnë një zgjidhje./KP