-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Sot fillon zbatimi i masës së qortimit për targat ilegale

Kryesoret

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës, nga dita e sotme, do të nisë së zbatuari planin e Qeverisë së Kosovës për makinat me targa serbe që qarkullojnë brenda shtetit.

Ky plan – në tri faza – nis së zbatuari më 1 nëntor deri më 21 prill të vitit 2023.

Sipas Sveçlës, më 1 nëntor fillon shqiptimi i masës së qortimit për pronarët e makinave me targa serbe “ me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”, referencë për Republikën e Kosovës.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ apo ’ĐA’ nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Targat që lëshojnë autoritetet serbe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Çfarë parasheh plani i Qeverisë?

Plani i Qeverisë së Kosovës është bërë i ditur më 28 tetor, ndonëse paraprakisht ka ekzistuar një vendim që ka pasur 31 tetorin si afatin e fundit për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS.

Pas qortimit, faza e dytë e planit për targa parasheh gjobë prej 150 eurosh për pronarët e makinave me targa të tilla, duke nisur nga 21 nëntori deri më 21 janar.

Sipas vendimit qeveritar, më vonë do të përdoren targat provuese, dhe pas 21 prillit, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makinat me këto targa.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, do të mund të përfitojnë nga lehtësirat e riregjistrimit të makinës me targa RKS – Republika e Kosovës – deri më 30 mars.

Pas kësaj date, riregjistrimi është i mundshëm deri më 21 prill, por pa ofruar lehtësira.REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit