Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në ngushticën mes Evias dhe Addros në Greqi, nga ku kanë humbur jetën 60 persona. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike një anije me emigrantë u mbyt. Vetëm 8 persona arritën të mbijetonin.
Sipas mediave greke, rojet Bregdetare njoftuan se asnjë prej emigrantëve nuk kishte me vete jelek shpëtimi.
Emigrantët e shpëtuar thanë se në bordin e varkës, e cila ishte nisur nga Izmiri i Turqisë, ndodheshin persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë 3 anije dhe një helikopter, ndërsa mësohet se në zonën ku është mbytur anija mbizotërojnë kushte të këqija atmosferike për shkak të erës dhe rrebeshe të shiut.