Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi ka shpallur zyrtarisht grevën e pedagogëve, pasi kryeministri Edi Rama nuk plotësoi kushtet e tyre në afatin e paracaktuar.
Gjatë fjalës së tij, Kovaçi është shprehur se greva nuk do të nisë menjëherë pasi kërkojnë mbrojtje për jetën e tyre dhe të familjarëve.
“Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çdo lloj reagimi nga Këshilli i Ministrave, sindikata e Universitetit i drejtohet faktorëve të jashtëm dhe presidentit të vendit për sigurimin e jetës së pedagogëve që do të hynë në grevë urie,” është shprehur Kovaçi.
Ai ka njoftuar se do të futen në grevë 30 pedagogë.