-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet i vdekur i moshuari në Mallakastër

Kryesoret

Një 78-vjeçar i identifikuar me iniciale V.L është gjetur i vdekur në aksin Poshnje-Kutalli në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”.

Sipas njoftimit të policisë i 78-vjeçari është gjetur nga bashkëshortja e tij.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i moshuari  ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli,  në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit