Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD njoftoi sot detajet e procesit për “Primaret” për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie.
Në këtë proces nuk do të votojnë vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët. Por kush cilësohet simpatizant?
Eno Bozdo tha se cdo person që mbështet dhe voton PD-në të vijë të regjistrohet për të votuar në primare.
Afati për dorëzimin e kandidatëve në Tiranë është data 6 nëntor ora 20:00, ndërsa për të gjitha bashkitë e tjera data 8 nëntor. Më pas në datë 13 nëntor kryesia e PD-së zyrtarizon kandidatët, pasi t’i filtrojë.
Kandidati mund vetëshpallet, të propozohet nga qytetarët ose Kryesia. Fushata do të zgjasë 21 ditë. Në datë 4 Dhjetor zyrtarizohen të gjithë kandidatët.
Por sa do i kushtojë PD-së procesi i primareve? “Nuk janë financa të konsiderueshme, pasi zhvillohen në selitë e PD-së në degë. Në një llogari të thjeshtë.
Bazuar te informacioni që kam, është një shpenzim krejt minimal që vetë degët e kanë marrë përsipër. Nuk ka financa të konsiderueshme nga PD” tha Albana Vokshi.