Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga tragjedia shqiptare në Itali, ku vdiqën katër persona, mes tyre tre fëmijë.
Viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj i vogël, vetëm 2 vjeç, Mattias Lame, si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, 11-vjeçari Resat Hyseni dhe 8-vjeçarja Rejana Hyseni.
Makina drejtohej nga Orjol Lame, partneri i 22-vjeçares. Ai i ka shpëtuar aksidentit, por është në gjendje të rënë në spital.
Makina “Fiat Stilo” me të cilën po lëviznin i përkiste një personi i cili kishte vdekur këtë vit. Policia thotë se po heton dhe të kaluarën e Orjonit i cili rezulton se nuk ka leje qëndrimi.
Një ndër hipotezat që po shqyrtohet është shpejtësia e madhe e makinës. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta di Reggio”, kilometrazhi i makinës së shkatërruar tregonte shpejtësinë 220 kilometra në orë.
Megjithatë, ky detaj pritet të sqarohet nga autoritetet nëse mjeti ka qenë me të vërtetë me këtë shpejtësi apo jo.
Sipas hetimeve paraprake, në rrugën ku ndodhi aksidenti nuk ka shenja frenimi. Trupat e pajetë të tyre do të sillen në Durrës, vendlindjen e tyre, pasi familjarët kanë vendosur që t’i varrosin aty.
Të këput shpirtin! Lot dhe britma nga nëna që humbi tre fëmijët: S’e dua më jetën