-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla ‘shpërthen’ pas deklaratës së eurodeputetit francez që e cilësoi UÇK-në organizatë terroriste: Fyese dhe diskriminuese!

Kryesoret

Kreu i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Evropian, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së eurodeputetit francez Nicolas Bay pasi konsideroi UÇK-në si një organizatë terroriste dhe se serbët mbrojtën territorin nga terroristët shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Balla, në një postimin e tij në Facebook shkruan se deklaratat e anëtarit të Parlamentit Europian janë të rënda, fyese dhe diskriminuese ndaj kombit shqiptar.

Ai njofton se për këtë çështje, Shqipëria do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit Europian që të dënojnë deklaratat dhe të marrë masa disiplinore dhe ligjore ndaj anëtarit të saj, si  një nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik e fetar.

Kujtojmë se, politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi dhe deputet në Parlamentin Europian ka bërë disa deklarata të forta kundrejt kombit shqiptar, duke ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në si terroriste dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit