Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili janë tre kandidatët për postin e kreut të SPAK-ut.
Afati i dorëzimit të kandidaturave u mbyll mbrëmë. Tashmë fjalën e ka KLP që do të dëgjojë dhe zgjedhë kreun e ri të SPAK-ut.
Drejtuesit aktual të Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja i përfundon mandati më 18 dhjetor të këtij viti.
Mes kandidatëve, Adnand Xholi ka qenë edhe më heret drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai ka mbajtur funksione drejtuese edhe në Prokurorinë e Përgjithshme.
Altin Dumani ka qenë shef i Task Forcës antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës dhe zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të rënda dhe SPAK.
Kandidati tjetër është Edvin Kondili aktualisht zv.drejtuesi i SPAK i cili më herët ka qenë anëtar i stafit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.