Partia e Lirisë ka rifreskuar strukturat. Sot Silva Caka njoftoi Kryesinë e re, që do të përbëhet, jo vetëm me “xhaketat e vjetra” por edhe emra të rinj. Në Kryesi futen direkt për shkak të posteve; Ilir Metaj që është kryetar i partisë, Edmond Haxhinasto kryetar i KDK-së dhe Floida Kërpaçi kryetare e LRI-së. Ditën e shtunë ish-presidenti u konfirmua zyrtarisht në krye të partisë.