-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet shqiptarja dhe një arab në Greqi!

Kryesoret

Një shtetase shqiptare është arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kalamatës në Greqi, pasi akuzohet për trafikim emigrantësh të paligjshëm. Së bashku me të është arrestuar dhe një burrë me origjinë arabe, teksa po merrnin një makinë me qira në një prej bizneseve në Kalmata.

Sipas mediave greke, shtetasja shqiptare me kartë identiteti false merrte shpesh makina me qira të cilat i përdorte për transportin e emigrantëve të paligjshëm nga Greqia drejt vendeve të BE-së. Pasi merrnin makinat së bashku me shtetasin arab, ata nuk i kthenin më por i braktisnin në zona të ndryshme të Greqisë.

Nga hetimet deri më tani, janë identifikuar 8 raste ku ata kanë marrë makina me qira. Në polici, shqiptarja ka pranuar përfshirjen e saj në trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Ndërkohë shtetasi arab i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit