Pas ngjarjes së rëndë ku infermierët në një azile në Pejë dhunuan një të moshuar përveç artistëve shqiptar ka reaguar edhe aktorja e njohur spanjolle, Clara Galle.
“Kjo është bota në të cilën duam të jetojmë?” shkruan aktorja në një postim me disa foto të të moshuarës së dhunuar Instagramin e saj ku ndiqet nga më shumë se 3 milion persona.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Gjykata e Pejës mori vendimin për tre infermieret që dhunuan të moshuarën në qendrën “Orenda”. Të pandehurave iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.
Ndërsa pak më parë mistria e Financave në Kosovë ka publikuar vendimin për mbylljen e Shtëpisë për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku u dhuna e moshua.