Një ditë pas vendimit të gjykatës, që konfiskoi 26 pasuri të biznesmenit Ylli Ndroqi, mes tyre edhe “RTV Ora”, përfaqësues të policisë së Shtetit dhe të BKH-së shkuan paraditen e sotme në ambientet e televizionit për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Administratori i shtetit Faraudin Arapi në takimin që mbajti me drejtues të televizionit dhe gazetarët sqaroi procedurat që do të ndërmerren menjëherë pas kësaj. Sipas Arapit do të vijojnë procedurat e inventarizimit.
“Ju do të jeni të lirë dhe do të më keni mua si administrator i shoqërisë. Garancitë e mija do ti keni të plota për të vijuar kontratat dhe punën që keni. Kjo do të jetë shërbim i mirë që do i bëni atij që ka kontribuar.
Ky nuk është vendim përfundimtar. Është vendim i shkallës së parë. Nuk kemi marrë vendimin e arsyetuar. Kemi kohën e mjaftueshme të avokatëve për apelimin.
Edhe atëherë kur gjykata të marrë vendim të formës së prerë puna nuk do të ndërpritet. Ju garantoj që askush të mos ndërhyjë tek liria e medias dhe garancia e kontratave me reklamat” tha ai.
Gjykata e Posaçme konfiskon pasurinë e Ylli Ndroqit! RTV Ora i kalon shtetit