-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del lista! Reja vendos “Superioren” përballë Katarit

Kryesoret

Trajneri i kombëtares, Edi Reja publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren e datës 9 nëntor në orën 18:30 ndaj Katarit në Spanjë.

Ashtu siç edhe pritej, tekniku italian i beson dhe i jep shansin lojtarëve të Kategorisë Superiore teksa përjashtuar Kristal Abazajn që vjen nga radhët e turqve të Istanbulspor, të gjithë lojtarët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Në ndryshim nga lista e kaluar për miqësoren me Arabinë Saudite, janë ftuar edhe portierët Mario Dajsinani (Laçi) e Alen Sherri (Egnatia), konfirmohet Arlis Shala i Drenicës.

Ndërsa, në mbrojtje pranë kombëtares rikthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana), Artan Jazxhi (Teuta), teksa konfirmohen Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku e Eneo Bitri.

Në mesfushë risia për këtë miqësore është Arbin Zejnullai i Egnatias, Kristal Abazaj (Istanbulspor), Serxho Ujka (Laçi) dhe Herald Marku i Vllaznisë teksa konfirmohen Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Odise Roshi, e Arinaldo Rrapaj.

Në repartin ofensiv, përveç Xhixhës (Tirana), L.Vila (Teuta), Skuka (Partizani) që ishin edhe në miqësoren e fundit, është shtuar edhe një tjetër lojtar i Partizanit, Tedi Cara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit