-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e porositi vrasjen Ardit Spahiut? “Killeri i Dubait” do shuante familjen nga Elbasani

Kryesoret

Vrasësi i 38-vjeçarit Ardit Spahiu, i cili u vra në Molenbeek të Belgjikës në vitin 2020, është kapur në Dubai. Pritet që autoritetet në Bruksel të kërkojnë ekstradimin e tij dhe siç shkruajnë mediat.

Hakmarrje nga Belgjika në Elbasan! Vrasësi i shqiptarit kapet në “parajsën” e kriminelëve

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 Nëntor të vitit 2020, jashtë një kafeje. Autorët, të cilët ishin tre, u larguan, por një prej tyre është parë të rikthehet sërish dhe të qëllojë 7 herë të tjera mbi trupin e shtrirë përtokë të Spahiut.

Çështja menjëherë u lidh me një luftë mes dy grupeve kriminale shqiptare. Vjedhja e një sasie kokaine do të ishte shkaku i masakrës. Siç shkruajnë mediat belge, personat e interesuar për vrasjen e Spahiut kanë dashur që atij t’i shuhej e gjithë familja.

Deri më tani, identiteti i personit të arrestuar në Dubai nuk është bërë i ditur megjithatë siç shkruajnë mediat, ai është anëtar i grupit tjetër kundërshtar.

Spahiu qëndronte në mënyrë të paligjshme në Belgjikë. Ai ishte nga qyteti i Elbasanit. Në vitin 2010 ai është akuzuar për vrasjen e një 52-vjeçari, anëtar i bandës kundërshtare. Spahiu është kunat i Erjon Alibej. Ky i fundit qëndron i arrestuar si organizator i dy vrasjeve në Elbasan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit