Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho përshëndeti samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua dje në Gjermani.
“Partia e Lirisë përshëndet takimin e Berlinit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e fuqizimit të procesve integruese të këtij rajoni dhe perspektivës së qartë dhe të sigurtë të tyre në Bashkimin Europian.
Partia e Lirisë ka insistuar me kohë që procesi i Berlinit duhet të ishte procesi i vetëm që garatonte perspektivën europiane të shqiptarëve.
Ne përkrahim plotësisht vendosmërinë e Kancelarit Shcolz i cili në këto momente të rëndësishme gjeopolitike për Europën, shtyhu si domosdoshmëri, Proçesin e Berlinit si nevojë për integrimin e rajonit, brenda një platforme Europiane.
Kjo Platformë, siguron përfaqësim të barabartë të shteteve, politika të konsoliduara europiane, respektimin e vlerave dhe principeve perendimore, treg të përbashkët rajonal, që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitalit.
Ne kemi kërkuar, për të mos humbur kohë e energji me projekte te tjera si Ballkani i hapur, të cilat, përveçse protagonizmit të panevojshëm, interesave të ngushta dhe shmangia e interesave kombëtare, nuk e afronin procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Sot nuk eshte momenti per te diskutuar deshtimin ne vizionin e politikes se jashtme.
Ne mendojmë se sot është koha që qeveria shqiptare ti përkushtohet me çdo gjë dhe pa rezerva, këtij projekti madhor që realizon aspiratën e popullit tonë për tu bashkuar më shpejtë me BE-në” tha ai.